Vavrinka me gju theu reketin

Tenis

Vavrinka me gju theu reketin

Më: 26 janar 2017 Në ora: 17:38
Stan Vavrinka

Stan Vavrinka nuk arriti që të kalojë në finalen e madhe të Australian Open, pasi bashkëkombasi i tij Rozher Federer e mundi atë me 3:2 seta. Megjithatë Vavrinka, mbeti në qendër të vëmendjes për faktin se në setin e dytë huçi një top për bekhend të pastër. Pas kësaj ai e hodhi poshtë reketin dhe më pas e mori në dorë për ta thyer me gju. Për këtë veprim referi ia tërhoqi vërejtjen. Pasi theu reketin e parë Vavrinka fitoi dy sete, për në setin e pestë u desh të dorëzohej dhe Federer shkoi në finale ku do luaj me Nadallin. Ndryshe zvicerani Federer me 36 vjet, do të jetë tenisti më i vjetër në moshë që arrin një finale të Grand Slamit, që prej vitit 1974 kur Ken Rosewall arriti finalen e US Open në moshën 39-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat