Roger Federer fiton Australian Open, bie Nadal

Tenis

Roger Federer fiton Australian Open, bie Nadal

Nga: K.Goca Më: 29 janar 2017 Në ora: 13:25
Roger Federer

Roger Federer edhe njëherë dëshmoi se është mbreti i sportit të bardhë. Zvicerani Roger Federer me reketin e tij dëshmoi formë të jashtëzakonshme, duke shënuar fitore të madhe ndaj rivalit të vjetër, Rafael Nadal. Zvicerani mund në finale Nadalin me rezultat 3:2 (6:4, 3:6, 6:1, 3:6, 6:3). Për 35-vjeçarin është titulli i 18-të Grand Slam në karrierë. Federer fitoi trofeut e turneut prestigjioz ‘Australin Open’. Ndeshje dramatike dhe e paqartë, më së miri e faktojnë edhe pse sete të zhvilluara dhe secili më interesant se tjetri dhe që mbante në ankth tifozët. Në setin e parë Federer ka qenë më i mirë dhe ngadhënjeu me 6:4, por i dyti ka qenë në zotërim të spanjollit, duke fituar me 6:3 dhe barazohet rezultati, 1:1. 

Image

Në setin e tretë Federer ishte shumë i mirë duke e deklasuar spanjollin me 6:1, por nuk e mbajti këtë ritëm edhe në të katërtin.

Nadal mobilizohet dhe triumfon me 6:3, duke barazuar sërish rezultatin, 2:2. Seti i fundit ka qenë tejet i fortë dhe që zgjati më shumë se nga të tjerët, një orë e një minutë, por Federer tregoi se është mbret duke fituar me 6:3 dhe rezultat të përgjithshëm 3:2.

Finalja zgjati 3 orë e 40 minuta, ndërsa Federer triumfoi dhe festoi, kurse Nadal i dëshpëruar lëshoi fushën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat