Federer: Nuk kam menduar për tërheqjen

Tenis

Federer: Nuk kam menduar për tërheqjen

Më: 31 janar 2017 Në ora: 13:00
Roger Federer

Roger Federer nga Zvicra të dielën që e lamë pas fitoi turneun ‘Australian Open’ apo ishte titulli i tij i 18 në një turne Grand Slam. “Pashë njerëzit të gëzoheshin që unë fitova sërish një Slam , dhe kjo ndoshta ngjan paksa me një përrallë. Njerëzit ishin të lumtur që u ktheva në këtë mënyrë ndaj kjo më jep shumë kënaqësi”, tha ai. Pavarësisht suksesit të papritur Federer thotë se ai shpreson që ky të mos jetë trofeu i fundit në një Slam për të. “Nuk kam menduar për tërheqjen dhe shpresoj të rikthehem sërish këtu në Australi vitin e ardhshëm. Është kjo arsyeja për se u ndala për 6 muaj, me shpresën që unë të mund të luaj ende dhe për disa vjet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat