Finalja e Acapulcos, Nadal – Querrey

Tenis

Finalja e Acapulcos, Nadal – Querrey

Më: 4 mars 2017 Në ora: 12:27
Rafael Nadal

Do të zhvillohet mes Rafael Nadal dhe Sam Querrey finalja e Acapulcos në turneun meksikan të tenisit. Tenisti spanjoll e pati si stërvitore gjysmëfinaleme Mario Cilic, të cilin e mposhti 2-0 me sete, 6-1 dhe 6-2 në vetëm 1 0rë e 24 minuta lojë. Vështirë të thuash nëse ishte meritë e Nadal apo dobësi e Cilis, i cili u shfaq në nivel të dobët që në shërbim. Gjithsesi 30-vjecari nga Majorka tregoi formë të mirë fizike dhe tashmë është shumë pranë tiumfit në këtë turne, që e ka fituar dy herë në karrierë.

Nadal do të sfidohet nga amerikani Sam Querrey, i cili pasi elininoi Goffin dhe Thiem, nxorri jashtë lojë edhe numrin 6 të turneut australianit Nick Kyrkios. Në fakt suksesi i Querreyt më shumë përbën lajm për faktin se erdhi përballë tenistit që iu imponua serbit Novak Djokovic në cerekfinale. Pasi e humbi setin e parë 3-6, Querrey shpërteu në të dytin duke e lëjuar Kyrgios që të merrte vetëm një game, ndërsa në setin final 29-vjecarit i mjaftoi gejmi i 12 me shërbimet e kundërshtarit për të prerë biletën për në finale.

Nadal në fakt është në avantazh të plotë në sfidat direkte me Querreyn, të cilin e ka mposhtur në katër raste, për herë të fundit në Mastersin e Madridit vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat