Federer mund spanjollin Nadal në Indian Wells

Tenis

Federer mund spanjollin Nadal në Indian Wells

Më: 16 mars 2017 Në ora: 11:42
Roger Federer

Zvicerani Roger Federer është kualifikuar për në çerekfinalet e Masters 1000 në Indian Wells, pasi mundi spanjollin Rafael Nadal me rezultatin 6-2, 6-3.

Federer, i 10-ti në klasifikimin botëror, nuk i la asnjë mundësi rivalit të tij të madh për kundërpërgjigje, duke e eliminuar vetëm brenda një orë.

Ky ishte ballafaqimi i 36-të në histori mes këtyre dy tenisteve me të mirë, ku Nadal udhëheq bindshëm në bilancin mes tyre, me 23 fitore kundrejt 13 humbjeve.

Në çerekfinale zvicerani 35 vjeçar do të ndeshet me australianin Nick Kyrgios (N.16), i cili dominoi për herë të dytë brenda dy javëve ndaj numrit dy të botës, Novak Djokovic 6-4, 7-6 .

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat