Federer-Nadal, finalja e madhe e “Miami Open”

Tenis

Federer-Nadal, finalja e madhe e “Miami Open”

Më: 1 prill 2017 Në ora: 13:14
Federer-Nadal

Sërish ata, sërish Roger Federer përballë Rafael Nadal. 2017-ta deri tani është në cdo efekt viti i tyre sepse për mbretin Roger dhe spanjollin Rafa, ky vit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Deri përpara disa muajsh të gjithë mendonin se epoka e tyre në këtë sport kishte përfunduar por për dy si ata që kanë fituar respektivisht 18 dhe 14 grand-slame në karrierë, e pamundura nuk ekziston dhe vitet e shumta mbi supe janë thjeshtë numra të parëndësishëm. Për të 3-tën herë në këtë vit të gjithë të apasionuarit pas tenisit do të kenë mundësi të ndjekin një tjetër përballje epike sic vetëm ata të dy dinë ta dhurojnë. Pas Australian Open, Federer dhe Nadal do të diskutojnë mes tyre një tjetër finale atë të Mastersit të Miamit.

Pas dy sukseseve të Federer në finalen e grand-slamit të parë të vitit dhe në ruandin e 1/8-ave të Indian Ëells, Nadal do të kërkojë një minihakmarrje. Në gjysmëfinalen e parë të turneut 1000 pikësh që po zhvillohet aktualisht në Florida, Nadal e pati shumë të thjeshtë për të mposhtur numrin 40 të Botës, italianin Fabio Fognini.  Nadal, mbylli llogaritë me kundërshtarin e tij në 1 orë 31 minuta lojë, 2-0 me sete me shifrat 6-1 7-5. Ndryshe nga spanjolli Federer vuajti shumë për të siguruar finalen e dytë rradhazi në turnetë Masters.  U nevojitën 3 tiebreak që veterani zviceran të mposhte 2-1 sete në gjysmëfinalen tjetër, australianin Nick Kyrgios. 7-6 ( 11-9 në tibreak) 6-7 ( 9-11 në tiebreak) dhe 7-6( 7-5 në tiebreak) ishin shifrat e kësaj sfide në favor të Federer në një ndeshje që zgjati plot 3 orë e 15 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat