Tenis: ITF e suspendoi Nastasen për keqtrajtim të lojtareve

Tenis

Tenis: ITF e suspendoi Nastasen për keqtrajtim të lojtareve

Më: 23 prill 2017 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Ilie Nastase, kapiten i ekipit të tenisteve të Rumanisë në Fed Cup, është suspenduar përkohësisht nga kjo garë, për shkak të keqtrajtimit të lojtareve dhe gjyqtarit gjatë një takimi kundër Britanisë.

Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF), që është organizuese e garës Fed Cup, ka njoftuar sot se Nastase “nuk merr pjesë në Fed Cup në asnjë kapacitet me efekt të menjëhershëm”.

Nastase, 70 vjeçar, është dëgjuar duke e ofenduar lojtaren britanike, Johanna Konta, kapiteten, Anne Keothavong, dhe një gjyqtar, gjatë duelit të djeshëm të lojtares Konta kundër rumunes, Sorana Cirstea.

Nastase është përzënë jashtë terrenit nga referi, Andreasd Egli, raporton agjencia AP.

Ilie Nastase, që në vitet e 70-ta ishte i pari në listën e lojtarëve më të mirë të tenisit në botë, po ashtu, e ka ofenduar edhe një gazetar britanik në Konstanca të Rumanisë, ku zhvillohej takimi i tenisit, vetëm një ditë pasi qartas kishte bërë komente ofenduese raciste lidhur me shtatëzëninë e tenistes amerikane, Serena Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat