Murray vazhdon kryesimin

Tenis

Murray vazhdon kryesimin

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:57
Murray

Tenisti nga Britania e Madhe, Andy Murray, vazhdon kryesimin në renditjen e ATP-së. Ai udhëheq me 10.360 pikë, duke lënë pas tij serbin Novak Gjokoviqin.

Dy tenistë të mirënjohur, spanjolli Rafael Nadal dhe zvicerani Roger Federer, renditen në vend të katërt përkatësisht të pestë. Nadal ka marrë vendin e 4-t në klasifikimin botëror në vend te Roger Federer, pas fitores se tij të dielën në Masters 1000 në Madrid. Ja pesë të parët në renditjen e ATP-së: Andy Murray (Britania e Madhe) 10.360 pikë, Novak Gjokoviq (Serbia) 6.845, Stanislas Wawrinka (Zvicra) 5.605, Rafael Nadal (Spanja) 5.195, Roger Federer (Zvicra) 5.035 pikë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat