Refuzon

Tenis

Refuzon

Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:19
Sharapova

Tenistja Maria Sharapova ka deklaruar sot në faqen e saj zyrtare “Twitter” se nuk do t’u kërkojë organizatorëve të grand slemit të Wimbledonit një ftesë (wild card).

Një lëvizje që duket se ka ardhur pas refuzimit që i bënë organizatorët e Roland Garros, që e lanë jashtë grand slemit parizien tenisten ruse. Por, për fat të mirë, falë pikëve të grumbulluara deri më tani nga turnetë e Shtutgardit, Madridit dhe Romës, Sharapova ka fituar mundësinë që të luajë në fazën eliminatore të grand slemit londinez (nis më 3 korrik).

Aktualisht, rusja ndodhet në vendin e 173-të, çka i jep mundësi të luajë në raundin e parë të Wimbledonit vetëm duke hyrë nga “dera dytësore”, gjithnjë në rast se arrin të kualifikohet nga faza eliminatore. Megjithatë, Sharapova ka pranuar ftesën që i kanë bërë organizatorët e turneut të Birmingamit (19-25 qershor), turne i fushave me bar që i paraprin grand slemit londinez. Ky turne do të jetë një test për rusen pas dëmtimit në Romë dhe do të qëndrojë pushim për gati një muaj. Për të përfituar ftesën, Sharapova konfirmoi pjesëmarrjen në Birmingan edhe vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat