Teniseri gjerman “perandori” i ri i Romës, mposht Gjokovic

Tenis

Teniseri gjerman “perandori” i ri i Romës, mposht Gjokovic

Më: 22 maj 2017 Në ora: 05:40
Alexander Zverev

Alexander Zverev është perandori i ri Romës. Tensiti gjerman mposhti 2-0 me sete 6-4, 6-3, Novak Djokovic në mastersin e kryeqytetit italin, duke fituar për herë të parë një turne 1000 pikësh.

Ndeshje perfekte për talentin 20-vjecar, që iu imponua numrit 2 në botë në vetëm 1 orë e 23 minuta lojë. Zverev e befasoi Nolen që në gejmin e parë të finales, duke e thyer në shërbim. Kaq mjaftoi që ta fitonte 6-4 setin, në vetëm 36 minuta lojë.

Djokovic tenton të kthejë ndeshjen në favorin e tij në setin e dytë, por Zverer është i pathyeshëm në shërbimet e tij, madje lojën e tretë e fitoi më break.  Asgjë nuk mund ta ndalte tenistin gjerman që e theu në shërbim Djokovicin edhe në gejmin e 9-të, duke e mbyllur setin e dytë 6-3.

Pas këtij suksesi Zverev ngjitet në 10-shen më të mirë të renditjes botërore, ndërsa për Djokovic ishte finalja e katërt e humbur në turneun e Romës, pas disfatave me Nadal në vitet 2009 dhe 2012 dhe me Murray edicionin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat