Superpërballje në tenis

Tenis

Superpërballje në tenis

Më: 26 maj 2017 Në ora: 18:03
Nadal

Novak Gjokoviq përballë Rafael Nadal në gjysmëfinale. Është zbuluar këtë të premte shorti i edicionit numër 116-të Roland Garros, grand-slamit të dytë të vitit. Numri 2 i Botës serbi Novak Gjokoviq dhe njëkohësisht kampioni në fuqi i French Open, nëse arrin të kalojë me sukses 5 raundet e para në gjysmëfinalet e turneut parizien do të ketë përballë, mbretin e fushave me dhë të kuq, spanjollin Nadal i cili këtë vit në Roland Garros do të synojë suksesin e tij të 10-të.  Gjysmëfinalja tjetër nëse përmbushen të gjitha parashikimet dhe duke patur parasysh edhe tërheqjen e Roger Federer nga grand-slami francez do të jetë mes numrit 1 të Botës britanikut Andy Murray dhe zviceranit Stanislas Wawrinka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat