Roland Garros, Wawrinka pengesa e fundit për Nadal

Tenis

Roland Garros, Wawrinka pengesa e fundit për Nadal

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 16:03
Wawrinka dhe Nadal

La Decima në Roland Garros është më pranë se kurrë për Rafa Nadal, tani ka mbetur vetëm një pengesë për spanjollin dhe ajo mban emrin e Stan Wawrinkas. Me një Andy Murray që nuk ishte në formën e tij më të mirë, në  gjysmëfinalet e French Open u përmbushën të gjitha pritshmëritë pasi në finale u kualifikuan mbreti i fushave me dhe të kuq dhe fituesi  i vitit 2015, zvicerani Wawrinka që në Paris ka bërë gjithmonë mirë. Nëse për Nadal sfida ndaj Thiem rezultoi thjeshtë një shëtitje me 30-vjecarin nga Majorka që ia bëri të qartë 23-vjecarit austriak se duhet të fitojë ende eksperiencë për të rivalizuar me Nadal në Roland Garros, për Wawrinkan sfida ndaj numrit 1 të Botës, britanikut Andy Murray ishte shumë e vështirë me tenistin helvet që fitoi vetëm në set final.

Frika e vetme për Nadal tashmë është që Stan Ëaërinka nuk ka humbur nga tre finalet që ka luajtur në turnetë Slam gjatë karrierës së tij. Nadal tregoi një provë të vërtetë force ndaj Dominic Thiem që në cerekfinale kishte asfaltuar kampionin në fuqi të French Open, serbin Djokovic. Për të hedhur një tjetër hap drejt triumfit të tij të 10-të në Roland Garros, Nadal nuk i dha asnjë shans austriakut të talentuar duke e mposhtur në 3 sete me shifrat 6-3 6-4 6-0. Ishte një spektakël më vete gjysmëfinalja tjetër e cila u mbyll pas 4 orësh e 38 minutash lojë me fitoren e Wawrinkas 3-2. Zvicerani përmbysi disavantazhin 2-1 duke fituar 2 setet e fundit, dhe gjithë ndeshjen 3-2 për të siguruar finalen e tij të 4-t në një turne Slam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat