Nadal: Objektivi im - Wimbledon

Tenis

Nadal: Objektivi im - Wimbledon

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 11:21
Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal pas triumfit në Grand Slamin e Roland Garrosit, ditën e diel, i 15-ti në karrierë, tani ndodhet në vendin e dytë të renditjes botërore dhe shpreson që pas Wimbledonit të kapë kreun. “E ndiej që po luaj mirë dhe ky vit është mjaft pozitiv deri më tani”, u shpreh më tej tenisti spanjoll, që nuk ka humbur kohë por ka shkuar në Londër për të nisur përgatitjet për grand slemin e Wimbledoni, që zhvillohet në fushat me bar.

 “Objektivi im tani është Wimbledoni dhe kryesimin i renditjes botërore, nuk mund të mendoj për plane afatgjatë. Unë jam i lumtur pasi në Paris realizova dicka që kisha kohë që nuk e arrija dhe që më dukej e pamundur. Kam një energji pozitive, që është shpërblim i një pune të madhe të bërë gjatë muajve të fundit”, u shpreh më tej Rafael Nadal, që ka vetëm një dëshirë: “Të mos kem asnjë dëmtim, pasi do të më japë mundësinë të vazhdoj të punoj normalisht”. Në Wimbledon rikthehet edhe Roger Federer pas pushimit të gjatë, rivali e miku që e ka mundur tri herë këtë vit. “Do të ishte fantastike nëse do të përballeshim sërish në finale në Londër, ndoshta ndodh…”, tha Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat