Falimenton ish-tenisti Boris Becker

Tenis

Falimenton ish-tenisti Boris Becker

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 13:44
Boris Becker

Dikur tenisti më i mirë i botës po përballet me probleme financiare.

Një gjykatë e Londrës ka deklaruar falimentimin e ish-numrit 1 të tenisit botëror dhe fitues i 6 titujve grand slam për shkak të një borxhi prej 6 milionë eurosh.

Bëhet fjalë për një kontratë të lidhur me një bankë në vitin 2015. Edhe pse avokatët e gjermanit kërkuan zgjatje të periudhës së pagesës së këstit për të evituar që banka të përvetësojë hipotekën e një ndërtese në Mallorca.

Për momentin, ish kampioni i Wimbledon nuk ka bërë asnjë koment, por situata mbetet delikate dhe mediat shkruajnë se shkatërruese në pasurinë e tij kanë qenë divorcet e shumta me gratë që ka pasur, të cilat kanë përfituar nga një pjesë të pasurisë së gjermanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat