Federer: Duhet të ndaj jetën sportive me atë familjare

Tenis

Federer: Duhet të ndaj jetën sportive me atë familjare

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 19:11
Federer

“Rilindja e tretë”. Kështu e ka quajtur paraqitjen e deritanishme gjatë vitit 2017 Roger Federer, që ka fituar deri më tani 4 turne: Australian Open, Indian Wells, Majemi dhe Halle.

“Të shohim se sa do të zgjasë kjo periudhë dhe për sa kohë do të luaj ende. Fansat e mi e dinë që më pëlqen të luaj dhe argëtohem, por duhet të ndaj jetën sportive me atë familjare”, tha Federer, fitues i 18 grand slemeve në karrierë. “Çdo sukses që do të arrij tani do ta konsideroj si një kënaqësi shtesë që do të marr, si një sfidë për ata që nuk besuan se do të fitoja grand slemin e 18-të”, tha Federer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat