Roger Federer në finale të Wimblendonit

Tenis

Roger Federer në finale të Wimblendonit

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 21:30
Roger Federer mundi rivalin çek Tomas Berdych

Ai do të mundohet të merr kurorën e 19 të Grand Slam turneve të tenisit.

Roger Federer është finalisti i dytë i turneut të sivjetmë të turneut më prestigjioz të tenisit Wimblendon.

Tenisti zviceran mundi rivalin çek Tomas Berdych në gjysmëfinale me rezultat 3:0, në sete 7-6 (4), 7-6 (4) dhe 6-4.

Image

Tenisti që më gjashtë gusht do të mbush 36 vjet në finale do të takohet me Marin Cilin, i cili triumfoi Sam Querreyt.

Theksojmë se Federer deri më tani ka fituar në 29 turne prestigjioz, ku shtatë më shumë se Rafael Nadal dhe tetë më shumë se Novak Djokoviç.

Ndryshe, theksojmë se finalja do të zhvillohet ditën e diele (16 korrik).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat