Federer shënon histori në Wimbledon - Bota Sot
Federer shënon histori në Wimbledon

Tenis

E martë, 12 dhjetor 2017

Federer shënon histori në Wimbledon

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 18:52
Tenisti, Roger Federer

Tenisti, Roger Federer ka hyrë në histori, pasi ka fituar trofeun e tetë në turneun ndëkombëtar të tenisit në Wimbeldon.

Duke luajtur në finale kundër kroatit, Marin Cilic, Federer e ka fituar trofeun për herën e tetë, pas pesë vitesh kur kishte triumfuar për herë të fundit në Wimbeldon.

Mjeshtri zvicran, u shfaq sot në finalen e Wimbeldonit, për herën e 11-të në karrierën e tij.

Federer, 35 vjeçar, shënoi fitore në më pak se dy orë, për t’u bërë personi më i vjetër që ka fituar titull në fushën e tenisit të Wimbeldonit.

Rezultati i finales së sotme ishte 6-3 6-1 6-4 , në favor të Federerit.

"Kam besuar gjithmonë se ndoshta do të kthehem prapë dhe do të fitojë. Vetëm nëse besoni, mund të arrini vërtetë shumë në jetë”, ka thënë ai.

“Unë kam vazhduar të shpresojë dhe të ëndërrojë dhe ja ku jam tani për të tetën herë. Është fantastike”, ka shtuar tutje Federer pasi ka fituar trofeun.

Deri më tash Federer numëron 19 tituj, si profesionist i tenisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test