Eliminohet edhe Ukëhaxhaj

Tenis

Eliminohet edhe Ukëhaxhaj

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 13:32
Blearta Ukëhaxhaj në mes

Tenistja Blearta Ukëhaxhaj është eliminuar në rrethin e parë të garave të tenisit, në kuadër të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”. Ajo u mposht nga suedezja, Olivia Malm, 2:0 në sete, 6:1 dhe 6:0.
Pavarësisht përkrahjes që kishte nga dhjetëra anëtarë të ekipit olimpik, ajo nuk arriti të kualifikohet tutje.
Përvoja në përballje të tilla bëri që ajo të humbiste me rezultat të thellë, por Blearta jep shpresë se me punë mund të arrijë suksese edhe në garat ndërkombëtare.
“Nuk jam e kënaqur me lojën. Kishte disa faktorë që ndikuan, kundërshtarja nuk ishte e dobët, por nuk ishte edhe e atij niveli të lartë për të më mundur me këtë rezultat. Pak ndikuan emocionet, pak edhe era që ishte shkaktar t’i humbisja disa pikë vendimtare. Mirëpo, ndikoi edhe përvoja sepse në Kosovë nuk kemi shumë lojë gjatë vitit dhe kjo ka ndikim të madh. Besoj se ka qenë përvojë e mirë për mua, që në të ardhmen të vazhdoj dhe të punoj më tepër”, deklaroi Ukëhaxhaj, e zgjedhur tenistja e vitit 2015 dhe 2016 në Kosovë.
Një ditë më parë, edhe tenisti tjetër, Diell Mehmedi, pësoi humbje me rezultat të njëjtë 2:0 (6:1 dhe 6:0), nga irlandezi, Connor Gannell.
Blearta dhe Dielli ishin tenistët e vetëm që përfaqësuan Kosovën në “Gyor 2017”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat