Arlinda pretendon të ngritet sa më lart në renditjen botërore

Tenis

Arlinda pretendon të ngritet sa më lart në renditjen botërore

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2017 Në ora: 19:29
Arlinda Rushiti

Është një numër i madh i futbollistëve shqiptarë që luajnë me sukses në shtetet e ndryshme të Evropës deri në Skandinavi, por në fakt ka edhe në sporte tjera, sidomos në tenis po shquhet Arlinda Rushiti, e cila është me prejardhje nga Kosova. Arlinda nuk ka më shumë se 18 vjet dhe është në akademinë ‘Kerpen’ nga Kolni i Gjermanisë, por me synime të mëdha që të arrij sa më lart në renditjen botërore. Ajo me reketin e saj është mjaft e përsosur dhe mëton në çdo garë të arrij rezultate të lakmueshme.

Suksesi i fundit në garën “Sharm el Sheikh” që u mbajt në Egjipt, Arlinda me pak fat sportiv do të kualifikohej në finalen e madhe. Megjithatë, ky sukses ka bërë që ajo të ketë ngritje dhe të jetë gjithnjë e më e respektuar në botën e këtij sporti. Vajza me nënshtetësi zvicerane ka njohuri mjaft të mirë për tenisin në Kosovë, e cila edicionin e kaluar e ka përfaqësuar me sukses në një turne në Ulqin. Arlindës i vjen keq që në Kosovë nuk ka kushte të mirëfillta, mungojnë fushat e tenisit, kushtet, të cilat janë elementet kryesore që ndikojnë në zhvillimin e një lojtareje. Qysh para 9 vjetësh i lindi dashuria për këtë sport dhe nga ajo kohë ka arritur të rritet në cilësi dhe pretendon se do të jetë edhe më e efektshme. Arlinda punon me vetëmohim të pashoq që në një të ardhme të afërt të jetë sa më afër me cilësi me tenistet elite.

“Bota sot”: Përgatiteni në akademinë “Kerpen” nga Kolni i Gjermanisë, sa jeni e  kënaqur me kushtet dhe sa është vështirë të përballohen  stërvitjet?

Arlinda Rushiti: Me kushtet e tenisit jam shumë e kënaqur dhe e përballoj shumë lehtë stërvitjet, sepse e dua shumë tenisin.

“Bota sot”: Kur kemi filluar të merreni me tenis?

Arlinda Rushiti: Në moshën 9-vjeçare dhe banoj afër fushës së tenisit, si dhe gjithmonë më ka pëlqyer ky sport.

“Bota sot”: Në turneun në “Sharm el Sheikh” arritët deri në gjysmëfinale të turneut, a ishte suksesi më i madh për Ju dhe me pak fat sportiv do të ishit në finale?

Arlinda Rushiti:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat