Tenistja ruse Makarova triumfoi në turneun në Uashington - Bota Sot
Tenistja ruse Makarova triumfoi në turneun në Uashington

Tenis

E hënë, 18 dhjetor 2017

Tenistja ruse Makarova triumfoi në turneun në Uashington

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 08:22
Tenistja Makarova

Tenistja ruse, Yekaterina Makarovaa, ka triumfuar mbrëmë në turneun e hapur në Uashington, pasi në finale e mundi gjermanen, Julia Goerges, 2:1 në seta.

Yekaterina Makarova, para turneut e ranguar e 7-ta, i shkaktoi disfatë rivales Goerges, e cila rangohej e 4-ta, duke e kthyer gjendjen, pasi tenistja gjermane e fitoi setin e parë me rezultat 6:3. Por në dy setet e ardhshme, Makarova triumfoi me 7:6 dhe 6:0.

Kjo është fitoja e tretë e Yekaterina Makarenkos, 29 vjeçare, në kuadër të asociacionit WTA, në karrierën e saj të deritashme. Ajo e fitoi çmimin e parë prej 43 mijë dollarësh.

Para turneut ajo ishte e 58-ta në listën e tenisteve më të mira botërore, ndërsa Goerges ishte e 40-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test