Nadal mposhtet nga një 18 vjeçar

Tenis

Nadal mposhtet nga një 18 vjeçar

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 12:48
Rafael Nadal dhe Denis Shapovalov

Rafael Nadal ka pësuar një humbje shokuese nga 18 vjeçari kanadez, Denis Shapovalov në Rogers Cup në Montereal.

Shapovalov ishte duke humbur një me zero me sete dhe më pas u rikthye duke i fituar dy radhazi dhe duke shkaktuar befasinë e vitit.

Ndeshja përfundoi 3-6, 6-4,6-4.

Humbja e Nadal nënkupton që Andy Murray do të vazhdojë të mbetet ende në ranglistë si tenisti numër një, por vetëm deri javën tjetër kur është Cincinnati Masters dhe pritet që ose Nadal ose Federer ta zëvendësojnë në atë pozitë.

Përndryshe Federer e ka fituar në Rogers Cup në këtë rreth garash ndaj David Ferrer.

Image
Denis Shapovalov
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat