Vështirë të imagjinosh fundin e një karriere - Bota Sot
Vështirë të imagjinosh fundin e një karriere

Tenis

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Vështirë të imagjinosh fundin e një karriere

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 11:52
Serena Williams

Tenistja amerikane Serena Williams, që nuk luan prej 31 janarit, kur fitoi grand slemin e Australian Open, përgatitet të sjellë në jetë në fund të këtij muaji fëmijën e parë. Ajo është shtatzënë, por ende nuk e di gjininë e fëmijës së saj, por ajo mendon se fëmija do të jetë një vajzë.

“Bashkëshorti im Alexis mendon se do të jetë djalë, por unë dyshoj se është vajzë, pasi luajta në Australian Open në një vapë të madhe dhe kjo nuk më krijoi probleme gjatë shtatzanisë. Gratë janë më të forta, ndaj mendoj se do të lind një vajzë”, tha Serena Williams, që do të rikthehet të luajë gjatë 2018-ës.

“Bashkëshorti im Alexis mendon se do të jetë djalë, por unë dyshoj se është vajzë, pasi luajta në Australian Open në një vapë të madhe dhe kjo nuk më krijoi probleme gjatë shtatzanisë”

Tenistja amerikane, fituese e 23 grand slemeve, nuk ka ndërmend të tërhiqet edhe pse pranon se dikur mendonte se karriera e saj do të mbyllej kur të lindte. “Është e vështirë të imagjinosh fundin e një karriere për një sportist. Mendoja se kur të lindja fëmijët do të tërhiqesha, por jo. Do të rikthehem të luaj. Emocionohem kur hyj në fushë dhe ndjej mbështetjen e publikut, ndaj dua ta shijoj sërish këtë moment”, tha Serena Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test