Eliminohet - Bota Sot
Eliminohet

Tenis

E premte, 15 dhjetor 2017

Eliminohet

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 12:01
Tsonga

Sfida të shumta në ditën 3-të Us Open ku nuk munguan as surprizat. Reshjet e shiut që kishin rënë në ditën e dytë ndërprenë shumë prej ndeshjeve të ruandit të parë si te meshkujt ashtu edhe te femrat dhe në ditën e tretë të Grand-Slamit nju-jorkez kalendari ishte shumë i ngjeshur pasi luajtën takime të ruandit të parë dhe të raundit të dytë. Eliminim i papritur mund të konsiderohet padiskutim ai i numrit 12 të Botës dhe favoritit numër 8 për të triumfuar mbi cimenton amerikane. Jo Wilfried Tsonga u mposht lehtësisht në ruandin e 2-të nga kanadezi Denis Shapovalov duke i dhënë lamtumirën turneut. Numri 69 i Botës triumfoi në 3 sete ndaj tenistit francez 3-0 me sete me shifrat 6-4 6-4 7-6(7-3 në tiebreak) duke u kualifikuar për më tej. Nuk zhgënjeu Marin CIlic.  28-vjeçari ballkanas u kualifikua në ruandin tjetër pasi humbi në total vetëm 9 game ndaj gjermanit Florian Mayer ndaj të cilit fitoi 3-0 me sete me të njëjtat shifra 6-3.

Cilic këtë vit ka një shans të mirë për të bërë bis në Us Open , pasi në këtë edicion të grand-slam-it nju-jorkez mungojnë shumë yje dhe me pak fat numri 7 i Botës mund të përsërisë suksesin e tij më të madh në karrierë që është pikërisht suksesi në Us Open në vitin 2014. Fituan sfidat e prapambetura të raundit të parë ndërkohë emra të rëndësishëm si Grigor Dimitrov, Feliziano Lopez, Roberto Bautista Agut, Fernando Verdasco, David Goffin, ndërsa avancuan në ruandin e 3-t edhe dy nga idhujt e tifozerisë vendase, John Isner dhe Sam Querrey. Te femrat nuk hasi aspak vështirësi numri 3 i Botës spanjollja Garbine Muguruza që kaloi në 2 sete me shifrat 6-4 6-0 kinezen Duan, për tu kualifikuar në ruandin e tretë. Surprizën te femrat e dhuroi rusja Ekaterina Makarova. Tenistja që renditet e 40-ta në klasfikimin Botëror, mposhti në set final ish numrin 1 të Botës, aktualisht e 5-ta në renditjen e Wta, danezen Caroline Wozniacki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test