Federer kualifikohet në çerekfinale - Bota Sot
Federer kualifikohet në çerekfinale

Tenis

E hënë, 11 dhjetor 2017

Federer kualifikohet në çerekfinale

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 17:47
Federer

Tenisti i mirënjohur zviceran, Roger Federer, vazhdon me formën e lartë të tij. Ai kualifikohet në çerekfinalen e turneut prestigjioz US Open, pasi e mposhti me rezultat bindës 3:0 (6:4, 6:2, 7:5) gjermanin Philipp Kohlschreiber. Federer nuk humbi asnjë set, edhe pse në fund të setit të dytë kërkoi ndihmën mjekësore për shkak të shqetësimeve në shpinë.

Në fund të takimit zvicerani u shpreh me humor se kishte nevojë thjesht për një masazh të lehtë. Në çerekfinale Federer do të përballet me Juan Martin del Potro, që të sjell ndërmend finalen e 2009-ës, me argjentinasin që fitoi Grand Slamin e vetëm në karrierë, duke i dhënë fund dominimit pesëvjeçar të zviceranit në turneun e New Yorkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test