Eliminohet tenisti i mirënjohur

Tenis

Eliminohet tenisti i mirënjohur

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 10:53
Federer

Nuk do të ketë një finale të parakohshme Nadal – Federer në gjysmëfinale të US Open. Nëse tenisti spanjoll kaloi pa vështirësi rusin Roblev, mbreti Roger Federer u dorëzua para argjentinasit Juan Martin Del Potro 1:3 me sete, 7:5, 3:6, 7:6, 6:4 në 2 orë e 55 minuta lojë.  Zvicerani nuk ishte i zakonshmi në këtë duel, ndërsa Del Potro u shfaq në versionin e tij më të mirë. Argjentinasi fitoi setin e parë duke e thyer 36-vjeçarin në shërbim në gejmin e 11-të. Në setin e dytë Federer ruajti ekuilibrat dhe pasi fitoi me shërbimet e kundërshtarit në gejmin e katërt, e mbylli setin 6:3.

Ekulibër i plotë në setin e dytë deri në momentin e tie – break, me Federer që shpërdori katër “set point”, duke i dhënë mundësi Del Potros të merrte sërish avantazhin me sete. Vendimtar seti i katërt, ku në gejmin e pestë Federer u thye në shërbim, duke humbur 4:6 dhe gjithë takimin 1:3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat