Nadal: Një ditë do të tërhiqem

Tenis

Nadal: Një ditë do të tërhiqem

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 18:55
Nadal

Rafael Nadal është rikthyer në aktivitet të plotë pas disa ditësh pushimi që kaloi me të fejuarën e tij, pas triumfit në Grand Slamin e US Open, turneu i 16-të i madh në karrierën e tij. Në një intervistë për mediat spanjolle, tenisti numër 1 në botë ka deklaruar se ka vënë në shënjestër mikun e rivalin e tij Roger Federer, fitues i 19-të Grand Slameve.

“Po, e pranoj që është e mundur, por edhe e vështirë. Askush nuk më garanton dot se do të luaj deri në moshën 36-vjeçare, ashtu si Federer sot. Do të luaj deri atëherë kur trupi im ta përballojë këtë sforco. Nuk më tremb fakti që një ditë do të tërhiqem, pasi do të jem i lumtur edhe më vonë”, ka thënë Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat