Nadal dhe Federer bëjnë historinë: Fitojnë së bashku në Laver Cup - Bota Sot
Nadal dhe Federer bëjnë historinë: Fitojnë së bashku në Laver Cup

Tenis

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Nadal dhe Federer bëjnë historinë: Fitojnë së bashku në Laver Cup

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 09:09
Rafa Nadal dhe Roger Federer

Ata shikuan njëri-tjetrin dhe buzëqeshën, folën dhe bënë të njëjtën gjë përsëri, kështu ishte fillimi i ndeshjes historike, ku Rafa Nadal dhe Roger Federer u paraqitën në kuadër të Laver Cup.

Ata kurrë më parë nuk kishin luajtur një ndeshje dyshe së bashku. Ishte hera e parë dhe ata ishin të sinkronizuar në mënyrë fanatike.

Ata dy dukeshin si klone, vështirë se i dalloje. Në një anë të rrjetës ishin 35 Gran Slams dhe tifozët shijonin çdo detaj pasi historia po shkruhej në O2 të Pragës.

Dyshja së bashku luajtën ndaj Sam Querreyt dhe Jack Sock dhe fituan  6-4, 1-6 dhe 10-5 në një ndeshje absolutisht të paharrueshme.

Dy amerikanët nuk iu mbet gjë tjetër në fund vetëm të përulën para magjisë të dy tenistëve më të mirë që ka parë bota në vitet e fundit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test