Federata e Tenisit organizon seminar për përgatitjen mentale

Tenis

Federata e Tenisit organizon seminar për përgatitjen mentale

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 10:42
Igor Shariç

Në vazhdimësi të ndritje së zhvillimit të trajnerëve dhe të ngritjes së cilësisë së tenisit në Kosovë Federata e Tenisit më 29, 30 Shtator dhe 1 tetor 2017 në Prishtinë,  organizon seminarin për përgatitjen mentale në tenis.

Ligjërues do jetë Igor Shariç nga Kroacia,  i cili për 15 vite ishte lojtar profesionist i tenisit dhe anëtar i përfaqësueses së Kroacisë në Davis Cup.  Ishte edhe trajner i tenisit duke punuar me një numër të madh të tenistëve elitar. Ka diplomuar në Zagreb në fakultetin e Kineziologjisë.

Shariç është autor i librit “Çdo gjë është e mundur” që është libër për optimizmin dhe motivimin e tenistëve dhe trajnerëve e bazuar në eksperiencën e lojtarëve dhe trajnerëve të mëdhenj.

Përgatitja mentale e sportistëve është aspekti më i rëndësishëm i zhvillimit të sportit kulminant, që fatkeqësisht te ne në Kosovë nuk është duke patur rëndësinë e duhur. Një trajner i njohur i tenisit ka thënë që “edhe pse përgatitje fizike dhe tekniko-taktike është shumë e rëndësishme në fund dallimin e sportistëve kulminant e bënë përgatitje psikike është 80-85% faktor për arritjen e rezultateve kulminante”. Temat e seminarit: E premte: Hyrje në trajnimin mendor, koncentrimi, vizualizimi dhe motivimi. E shtunë: Vetebesimi, kontrolla e emocioneve, presioni dhe ritualet. E diel: Përvoja e Davis Cup, luajtja në zonë, relaksimi progresiv dhe trajnimi autogjen, shkruan në faqen e Federata së Tenisit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat