Federata e Tenisit fiton apelin kundër vendimit të ITF në Tribunal - Bota Sot
Federata e Tenisit fiton apelin kundër vendimit të ITF në Tribunal

Tenis

E hënë, 11 dhjetor 2017

Federata e Tenisit fiton apelin kundër vendimit të ITF në Tribunal

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 14:09
Federata e Tenisit fiton apelin kundër vendimit të ITF në Tribunalin e Pavarur Sportiv

Federata e Tenisit ka fituar apelin në Tribunalin e Pavarur Sportiv kundër vendimit të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) për mospjesëmarrje në Fed Cup 2017. Ishte Moldavia si shtet nikoqir i kampionatit botëror për femra në tenis - Fed Cup që nuk i lejoi vashat e përfaqësueses së Kosovës në tenis të marrin pjesë. 
Përkundër faktit se Kosova kishte bërë të gjitha përgaditjet paraprake deri te rezervimi i biletave për Moldavi, shteti nikoqir me arsyetim të mosnjohjes së shtetit të Kosovës nuk i lejoi kosovaret të marrin pjesë. 
ITF për këtë shkak në mënyrë të çuditëshme dhe tendencioze në vend se të dënoi vendin nikoqir për moslejim të pjesëmarrjes së Kosovës, vendos që fajtor për këtë të jetë Federata e Tenisit të Kosovës dhe si rrjedhojë të e dënoj me 1500 Euro. 
FTK apeloi në Tribiunalin e Pavarur Sportiv i cili e anuloi vendimin e ITF-së për dënimin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test