Sharapova fituese e turneut në Kinë - Bota Sot
Sharapova fituese e turneut në Kinë

Tenis

E enjte, 14 dhjetor 2017

Sharapova fituese e turneut në Kinë

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 14:50
Maria Sharapova

Tenistja ruse Maria Sharapova, bëhet kampione e turneut të tenisit Tianjin Open, pasi mundi bjellorusen Aryna Sabalenka me rezultatin 2-0, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sharapova, në finalen e turneut të zhvilluar në qytetin Tianjin të Kinës, ka fituar 2-0 setet me rezultatet 7-5 dhe 7-6 të përballjes e cila ka zgjatur 2 orë e 5 minuta me Sabalenka, që në klasifikimin botëror ndodhet në renditjen 102‘të.

Tenistja 30 vjeçare Sharapova e cila në klasifikimin botëror ndodhet në vendin e 86-të, në këtë mënyrë ajo ka përjetuar të qenurit kampione për herë të parë në një turne pas dënimit me 15 muaj për doping.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test