Jack Sock triumfon ne Paris dhe merr pjesë në ATP World Tour Finals - Bota Sot
Jack Sock triumfon ne Paris dhe merr pjesë në ATP World Tour Finals

Tenis

E hënë, 11 dhjetor 2017

Jack Sock triumfon ne Paris dhe merr pjesë në ATP World Tour Finals

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 20:50
Jack Sock

Jack Sock regjistron suksesin më të rëndësishëm në karrierë, duke fituar titullin Masters të Parisit. Vetëm një javë më parë 25-vjecari nga Shtetet e Bashkuara pozicionohej në vendin e 24-t në garën për t’u kualifikuar për në Londër, për turneun e tetë tenistëve më të mirë të botës, përsa i përket vitit 2017, dhe për habinë e të gjithëve numri 22 i klasifikimit ATP as që e kishte idenë se ekzistonin ende mundësi për të shkuar në turneun përmbyllës ATP World Tour Finals. Në mënyrë të cmendur gjithcka këtë javë shkoi në favor të tenistit amerikan, ku përfshihet sigurisht edhe eliminimi surprizë i bashkëkombasit të tij John Isner në gjysmëfinale, megjithatë Jack Sock përfitoi në maksimum duke mposhtur në tre sete në finale në Paris Bercy surprizën e madhe të këtij turneu, 25-vjecarin serb, Filip Krajinovic.

Numri 77 i botës, që përfitoi në cerekfinale nga tërheqja e numrit 1 Rafael Nadal, luajti takimin e tij të shtatë në Mastersin e Parisit, duke patur parasysh që tenisti serb e filloi aventurën e tij që në gjysmëfinalet e ndeshjeve kualifikuese. Tre vjet më parë në gjysmëfinalen e turneut Challenger, në Savannah, Jack Sock kishte fituar në tre sete përballjen e vetme ndërmjet tyre, sidoqoftë Krajinovic edhe në Paris përfitoi nga gabimet e tenistit amerikan për të fituar setin hapës me rezultatin 7-5. Interesant është fakti që tenisti serb, që kishte fituar 71 takime gjatë gjithë sezonit, pjesën më të madhe kuptohet në turnetë Challenger, nuk kishte humbur asnjë set në pesë finalet e zhvilluara gjatë vitit 2017, gjithsesi, 25-vjecari nga Nebrasca mori shpejt kontrollin e ndeshjes, për të kryesuar 4-1, dhe pavarërsisht se Krajinovic reagoi, duke u afruar deri në shifrat 4-3, Jack Sock dominoi takimin, duke fituar 8 nga 10 game-t e fundit të finales.

Përfundimisht tenisti amerikan mbylli gjithë takimin me rezultatin 5-7, 6-4, 6-1, në afërsisht dy orë lojë. Ndonëse humbi ndeshjen, Filip Krajinovic përfitoi, përvec 600 pikëve, edhe cekun e majmë me plot 418.000 $ dhe tashmë lojtari serb pritet të futet mes 35 tenistëve më të mirë të botës. Jack Sock bëhet kështu tenisti i parë nga Shtetet e Bashkuara që fiton një titull Masters 1000, që nga Andy Roddick, që shtatë vjet më parë triumfoi në Miami, duke u bërë njëherësh edhe i pari amerikan që fiton në Paris, që nga titulli i Andre Agasit 18 vjet më parë. Pas plot 69 turneve të kësaj kategorie, Sock është i pari tenist joeuropian që siguron një trofe Masters, ndërkaq për tenistin nga Shtetet e Bashkuara ky është trofeu i tretë sezonal, pas titujve në Auckland dhe Delray Beach, titull që tashmë lë jashtë turneut përmbyllës të Londrës spanjollin Pablo Carreno Busta dhe rikthen në finalet e sezonit një amerikan për herë të parë pas gjashtë vjetësh, kur mori pjesë Mardy Fish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test