Muguruza: Përparësi për mua vitin 2018 do të jetë mbrojtja e titujve - Bota Sot
Muguruza: Përparësi për mua vitin 2018 do të jetë mbrojtja e titujve

Tenis

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Muguruza: Përparësi për mua vitin 2018 do të jetë mbrojtja e titujve

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 18:54
Garbine Muguruza

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza u ngjit për herë të parë këtë vit në krye të renditjes botërore për femra, pozicion që e mbajti për pak javë, për t’ia lëshuar vendin Simona Halep. Pavarësisht kësaj, tenistja 24-vjeçare ka mbetur e kënaqur nga rezultatet e arritura këtë sezon: “Shpresoj shumë të qëndroj në këto nivele edhe sezonin tjetër, pra të bëj një tjetër hap përpara. Pushimet gradualisht po shkojnë drejt fundit dhe përgatitjet kanë nisur, kryesisht në aspektin fizik, për të qenë në formë kur të stërvitem me raketën. Përparësi për mua vitin 2018 do të jetë mbrojtja e titujve fituar këtë vit dhe më pas të fitoj në të tjerë turne. Ka për të qenë një sezon i vështirë, pasi te femrat ka shumë rivalitet, janë shumë teniste në të njëjtin nivel, ndaj duhet maksimumi në çdo turne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test