Kupa Davis: Franca fiton për herë të 10-të trofeun

Tenis

Kupa Davis: Franca fiton për herë të 10-të trofeun

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 08:02
Lucas Pouille

Kupa Davis për Vitin 2017 vishet me tre ngjyra, blu, të bardhë dhe të kuqe. Franca fitoi për herë të 10-t në historinë e saj këtë kompeticion pasi triumfoi 3-2 me ndeshje ndaj Belgjikës për meritë edhe të Lucas Pouille që në sfidën e fundit dhe atë që vendosi fatet e trofeut mposhti Steve Darcis. Një sukses i merituar i Francës dhe që nuk lë vend për interpretime pasi Pouille tregoi gjithë klasin e tij duke fituar 3-0 me sete me shifrat 6-3 6-1 6-0. Ishte e pritshëm suksesi i francezëve në këtë edicion të Kupës Davis duket patur parasysh faktin që në finalen e madhe përballë ishte Belgjika. Pas 16 vitesh mungesë përfaqësuesja e “gjelave”, triumfoi sërish në këtë kompeticion. Finalja e 5-t nuk kishte pothuajse fare histori, pasi numri 18 i botës, Lucas Pouille ishte i papërballueshëm për Darcis. David Goffin bëri gjithçka kishte në dorë për ta çuar trofeun e Kupës Davis në Belgjikë pasi fitoi dy sfidat e tij respektive, takimin e parë ndaj Lucas Pouille, 3-0 me sete dhe sfidën e 4-t të finales ndaj Jo Wilfried Tsongas me të njëjtat shifra. Por numri 7 i botës i cili po kalon një moment të artë në karrierën e tij nuk u mbështet nga shokët e skuadrës pasi Darcis humbi të dyja sfida e tij në lojën teke ndërsa Bemelmans dhe De Loore u mposhtën në lojën dyshe nga Gasquet e Herbert. Në Lillë pas pikës së fundit të fituar nga Pouille ndaj Darcis me marsejezën e famshme në sfond të gjithë protagonistët bashkë me tifozët shpërthyen në lot gëzimi për një sukses të merituar të Francës në Kupën Davis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat