Venus Williams nuk tërhiqet: Synoj Olimpiadën e Tokios - Bota Sot
Venus Williams nuk tërhiqet: Synoj Olimpiadën e Tokios

Tenis

E enjte, 14 dhjetor 2017

Venus Williams nuk tërhiqet: Synoj Olimpiadën e Tokios

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 09:19
Tenistja amerikane Venus Williams

“Nuk kam ndërmend të tërhiqem”, është mesazhi i qartë i dhënë sot nga tenistja amerikane Venus Williams, që edhe pse 37-vjeçare ka ndërmend të vazhdojë të jetë protagoniste në sportin e saj të dashur. Madje tenistja ka deklaruar se ëndrra e saj është të jetë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. “Olimpiada jappneze nuk është diçka e pamundur. Unë do të përpiqem të arrij këtë objektiv”, tha motra e madhe e familjes Williams, që bëri një sezon fantastik, duke u renditur në vendin e pestë.

Këtë vit ajo doli në finalen e dy grand slemeve (Australian Open dhe Wimbledon), por në të dyja rastet u mund, por tregoi se pavarësisht moshës është një teniste që falë përvojës di të jetë sërish protagoniste. Venus ka marrë pjesë deri më tani në 5 Olimpiada radhazi, duke vendosur në qafë 4 medalje (një të artë në Sidney në lojën teke dhe 3 të arta në lojën dyshe me motrën Serena, në Sidney, Pekin dhe Londër).

“Mund të fitoj edhe një medalje tjetër, unë besoj te forcat e mia”, tha Venus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test