Rikthehet francezja që e kishte tronditur botën e tenisit - Bota Sot
Rikthehet francezja që e kishte tronditur botën e tenisit

Tenis

E hënë, 20 gusht 2018

Rikthehet francezja që e kishte tronditur botën e tenisit

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 13:46
Marion Bartoli

Ish-kampionia e Wimbledonit, Marion Bartoli, njoftoi të martën se do të kthehej në tenisin profesionist në vitin 2018. Ajo kthehet pas më shumë se katër vjet që u largua. Francezja e kishte tronditur botën e tenisit kur ajo e braktisi sportin në vitin 2013, pak më shumë se një muaj pasi fitoi titullin e saj të madh të Slamit në Wimbledon, shkaku që forma e saj fizike gati preku cakun e obezitetit, e më pas u dobësua në mënyrë ekstreme, ku gati ngjasonte më një prej viktimave të Aushvicit. Por gjithçka që nuk të vret të bën më të fortë dhe sot Bartoli vërteton të jetë e tillë. Francezja ish-numri një në WTA rikthehet në muajin mars, pikërisht për turneun e Miamit. Një sfidë e pabesueshme që fitohet nga dëshira e madhe për t’ia dalë mbanë. “U mundova ta mbaja të fshehtë këtë lajm sa më gjatë të ishte e mundur, sepse doja të isha e bindur 100 për qind për formën time, por tani ka ardhur momenti për ta zyrtariuar,” – deklaron 33-vjeçarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test