Tenistja amerikane, Venus Williams nuk ka dal fajtore për vdekjen enjë të moshuari në një aksident rrugor
Tenistja e njohur amerikaneështë liruar nga procesi, që e shihte si të pandehur për një ngjarje të ndodhur në 9 qershor të këtij viti, në Palm Beach, që shkaktoi vdekjen e një 78-vjeçari.
Sipas raporteve nga policia dhe të ekzaminuar nga hetuesit, bëhet fjalë për një aksident tragjik, pasi impakti i makinës së tenistes me mjetin e të ndjerit u bë në kushtet kur nuk ishte shkelur asnjë rregull qarkullimi.
Imazhet e regjistruara nga kamera e një biznesi në zonën e aksidentit treguan makinën “Toyota Sekuoja” të drejtuar nga Venus Williams, që hyri me semaforin jeshil, por u ndesh me një “Nissan” që kishte hyrë në rrugë jashtë rregullave.
Aksidenti i kushtoi jetën 78-vjeçarit, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra pas 13 ditësh në spital.