Tërhiqet

Tenis

Tërhiqet

Më: 2 janar 2018 Në ora: 13:57
Andy Murray

Tenistit britanik, Andy Murray, i vjen keq që tërhiqet nga turneu i Brisbanes, që mbahet nga java e ardhshme. “Më vjen keq që marr këtë vendim për t’u tërhequr nga turneu i Brisbanes. Erdha në Australi me mendimin për të luajtur aty dhe testuar veten në prag të Australian Open. Por bashkë me ekipin tim vendosëm të shtyjmë rikthimin në fushë, pasi ende nuk ndihem gati. Kam nevojë edhe për pak më shumë kohë”,  ka Murray. Në fakt, nuk dihet nëse britaniku do të jetë gati për Grand Slamin e Australian Open që nis më 15 janar: “Nuk jam stërvitur si duhet dhe kam nevojë për më shumë kohë. Shpresoj që gjërat gjatë këtyre ditëve të jenë më mirë për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat