Federer vazhdon tutje

Tenis

Federer vazhdon tutje

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:30
Roger Federer

Roger Federer e ka nisur mbarë rrugëtimin e tij në grand slemin e Australian Open, ku do të mbrojë titullin fituar një vit më parë. Numri 2 në botë fitoi 3-0 (6-3, 6-4, 6-3) ndaj sllovakut Aljaz Bedene, duke avancuar më tej. Një ndeshje e mirë e zviceranit, që tregoi se është në formën optimale, duke e dominuar takimin në të trija setet.

Nuk zhgënjen as argjentinasi Juan Martin Del Potro, numri 12 në botë, që eliminoi amerikanin Frances Tifaoe, duke fituar 3-0 (6-3, 6-4, 6-3), një ndeshje ku amerikano-latini pati epërsi. Një biletë për në raundin e dytë pret edhe austriaku Diminic Thiem, numri 5 në botë,q ë eliminoi argjentinasin Guido Pella, pas fitores 3-0 (6-4, 6-4, 6-4).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat