Australian Open, Nadal dhe Wozniacki në çerekfinale

Tenis

Australian Open, Nadal dhe Wozniacki në çerekfinale

Më: 21 janar 2018 Në ora: 10:59
Rafael Nadal

Rafael Nadal, fitues i Australian Open në 2009-ën, ka arritur të kualifikohet në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Spanjolli ka humbur setin e parë në këtë turne kundër argjentinasit Diego Schwartzman, por ka fituar tre të tjerët dhe ka siguruar kalimin në raundin pasardhës në katër sete: 6-3 6-7 6-3 6-3.

Nadal ka bërë një paraqitje të mirë në “Rod Lover Arena” dhe ka humbur pak përqendrimin vetëm në setin e dytë, të humbur me rezultatin 7-6. Megjithatë, numri 1 i renditjes botërore është kthyer te loja e tij e zakonshme në setet pasardhës dhe ka siguruar kalimin në çerekfinale, ku do të ndeshet me kroatin Cilic, i cili ka mundur në katër sete spanjollin Carreno-Busta.

Për sa i takon fermave, Carolina Wozniacki ka kaluar në çerekfinale pasi ka mundur në dy sete sllovaken Rybarikova. Tenistes daneze, numri dy i renditjes botërore, i ka mjaftuar një orë e 4 minuta për të siguruar kualifikimin mes tetë më të mirave. Në çerekfinale ajo do të ndeshet me spanjollen Suarez Navarro, që ka mundur 2-1 me sete estonezen Anett Kontaveit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat