Caroline Wozniazki kualifikohet në gjysmëfinalet e Australian Open - Bota Sot
Caroline Wozniazki kualifikohet në gjysmëfinalet e Australian Open

Tenis

E hënë, 19 shkurt 2018

Caroline Wozniazki kualifikohet në gjysmëfinalet e Australian Open

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:36
Caroline Wozniacki

Tenistja daneze Caroline Wozniacki, numri 2 në botë, ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalet e grand slemit të Australian Open, pas fitores 2-1 (6-0, 6-7, 6-2) ndaj spanjolles Carla Suarez Navarro. Një ndeshje që zgjati 2 orë e 11 minuta, me danezen që pati vazhdimisht epërsi në fushë dhe me pak kujdes mund ta kishte mbyllur lojën më herët, por humbi setin e dytë në “tie break”.

Navarro tentoi deri në fund të fitonte, por thjesht sa rihapi ndeshjen në setin e dytë, ndërkohë që seti i parë ishte një dominim total i Wozniacki, që pat fituar 6-0. Tenistja daneze e dominoi edhe setin e tretëm, ku fitoi 6-2, ndaj kualifikimi në gjysmëfinale ishte mëse i merituar, ndërkohë që përballë në sfidën e radhës do të ketë belgen Elise Mertens.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test