Halep dhe Wozniacki kualifikohen në finalen e Australian Open - Bota Sot
Halep dhe Wozniacki kualifikohen në finalen e Australian Open

Tenis

E enjte, 16 gusht 2018

Halep dhe Wozniacki kualifikohen në finalen e Australian Open

Më: 25 janar 2018 Në ora: 10:54
Caroline Wozniacki dhe Simona Halep

Tensitja daneze Caroline Wozniacki dhe ajo rumune Simona Halep janë dy finalistet e grand slemit të Australian Open për femra, finale që do të luhet të shtunën në mëngjes në Melburn. Ato kanë triumfuar sot në sfidat gjysmëfinaliste, duke u përballur për herë të parë ndaj njëra-tjetrës në finale e një grand slemi. Një finale e madhe, pasi përballë njëra-tjetrës do të jenë numrat 1 dhe 2 në botë.

Tensitja daneze Caroline Wozniacki ishte e para që shkoi në finale, pasi fitoi 2-0 (6-3, 7-6) ndaj belges Elise Mertens, ndeshje me rivalitet vetëm në setin e dytë, që u vendis në “tie break” në favor të numrit 2 në botë. Ndërsa seti i parë u dominua dhe fitua pa probleme nga Wozniacki, që pati epërsi gjatë gjithë kohës. Një kualifikim i merituar i Wozniacki në finalen e Australian Open, ish-numri 1 në botë 8 vite më parë, që për herë të tretë në karrierën e saj kualifikohet për në finale e një grand slemi, ku do të kërkojë triumfin e parë.

Në gjysmëfinalen e dytë, Simona Halep mundi 2-1 (6-3, 4-6, 9-7) gjermanen Angelique Kerber, një fitore e vështirë e numrit 1 në botë, që mundi një teniste që e ka fituar dy vite më parë këtë turne. Një ndeshje e hapur dhe me rivalitet në të trija setet, me Halep që fitoi të parin e më pas kundërpërgjigjet Krber në të dytin. Tenistja gjermane pati shansin ta mbyllë ndeshjen në setin e tretë, por humbi 2 topa për ta fituar lojën dhe kjo motivoi Halep, që rikuperoi dhe më pas fitoi 9-7 pas një seti maratonë, duke kërkuar triumfin e parë në një grand slem.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test