Wozniacki fiton grand slemin e Australian Open, mposht 2-1 Halep në finale - Bota Sot
Wozniacki fiton grand slemin e Australian Open, mposht 2-1 Halep në finale

Tenis

E shtunë, 26 maj 2018

Wozniacki fiton grand slemin e Australian Open, mposht 2-1 Halep në finale

Më: 27 janar 2018 Në ora: 12:47
Tenistja daneze Caroline Wozniacki gjate finales

Tenistja daneze Caroline Wozniacki fitoi sot grand slemin e Australian Open, trofeu i parë i madh në karrierë për të, duke mundur 2-1 (7-6, 3-6, 6-4) në finale rumunen Simona Halep.

Një përballje e fortë dhe me shumë rivalitet mes numrave 1 dhe 2 në botë, që kurrë më parë nuk kishin fituar një grand slem. Të dyja tenistet dueluan fort për të thyer mallkimin, por në fund ajo që buzëqeshi ishte Wozniacki, që pasi kishte dështuar dy herë në US Open, në përpjekjen e tretë arriti të fitojë një grand slem, atë të Australian Open.

Ndeshja dhuroi mjaft emocione, dy teniste që e ndjenë shumë lodhjen e një aktiviteti të tillë të gjatë, duke bërë që të kërkonin edhe ndihmën e stafit mjekësor gjatë finales. Sfida zgjati 2 orë e 50 minuta, me tenistet që deri në fund kërkuan t’i rrëmbejnë “game” me shërbimet e rivales, por edhe gabuan shumë, duke bërë që gjithçka të vendoset në setin final.

Seti i parë është mjaft i ekuilibruar, me tenistet që fitojnë “game” me topat e tyre, duke çuar gjithçka në “tie break”, aty ku tenistja daneze është më e saktë dhe fiton 7-6. Por në të dytin loja ndërron kah dhe pas barazimit 3-3 është Halep ajo që fiton “game” me topat e rivales, shkëputet dhe triumfon 6-3 në setin e dytë, duke barazuar në 1-1 rezultatin e seteve.

I ekuilibruar edhe seti final, me Wozniacki që e nis më mirë, duke u shkëputur, por Halep nuk heq dorë dhe gjithçka vendoset në fund, me danezen që fiton 6-4, duke qenë më e freskët në fushë në pikët e fundit dhe përfituar nga gabimet e rivales rumune.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test