Federer një legjendë, fiton Australian Open, grand slemi i 20-të në karrierë - Bota Sot
Federer një legjendë, fiton Australian Open, grand slemi i 20-të në karrierë

Tenis

E diel, 27 maj 2018

Federer një legjendë, fiton Australian Open, grand slemi i 20-të në karrierë

Nga: K.G. Më: 28 janar 2018 Në ora: 12:46
Roger Federer

Zvicerani Roger Federer me reketin e tij ka dëshmuar edhe një herë formën e tij. Ai dëshmoi klasin e tij në finale ndaj kroatit Marin Çiliç. Ndeshje e fortë deri në pikën e fundit dhe e cila zgjati tri orë e shtatë minuta. Federer është fitues i turneut prestigjioz Australian Open. Super fitore me rezultat 3:2 (6:2, 6:7, 6:3, 3:6, 6:1) ndaj kroatit dhe njëherësh solli një trofe të çmueshëm në vitrinat e tij. Federer një legjendë, fiton Grand Slam-in e 20-të në karrierë.

Dy herë Federer doli në avantazh, duke fituar setin e parë dhe të tretë, por po dy herë u arrit nga Cilic, që fitoi setin e dytë dhe të katërt, duke treguar se është një rival i vështirë. Për Federer, tashmë 36 vjeç, ky është triumfi i gjashtë në karrierën në Australian Open, duke mbrojtur titullin fituar vjet.

Image

Seti i parë është një formalitet për Federer, një dominim absolut, pasi u shkëput 4-0 që në pikët e para dhe më pas fitoi 6-2. Loja bëhet shumë interesante në setin e dytë, ku tenistët duelojnë fort për çdo pikë dhe emoocionet janë të mëdha. Cilic rrit ndjeshëm nivelin dhe duelon fort me Federer, me tenistët që fitojnë “game” me topat e tyre, ndaj gjithçka vendoset në “tie break”. Në shtesë është kroati që fiton 7-6, duke i shkaktuar zviceranit humbjen e parë të një seti në këtë turne dhe rihap ndeshjen. Mjaft i bukur edhe fillimi i setit të tretë, por pas barazimit 2-2 është zvicerani ai që merr shpejt komandën e lojës, shkëputet 4-2 dhe më pas fiton 6-3, duke treguar një formë të mirë dhe është më agresiv pranë rrjetës.

Image

Këtë ritëm Federer e ruan edhe në setin e katërt, ku shkëputet 2-0, 3-1, por nuk arrin ta mbyllë ndeshjen. Kroati bën një rikuperim fantastik, 5 “game” radhazi dhe fiton 6-3 setin e katërrt, duke barazuar për të dytën herë rezultatin e ndeshjes, këtë herë 2-2 me sete. Edhe me fillimin e setit të pestë është Federer ai që ka komandën e lojës, pasi shkëputet 3-0. Këtë herë ai nuk përsërit më gabimet e setit të katërt, por e ruan avantazhin deri në fund, duke fituar 6-1 dhe krejt takimin 3-2. Pika e fundit ka emocione, pasi vendoset nga pamjet televizive, duke zgjatur disa sekonda festën e Federer. Një triumf i merituar i zviceranit, që feston një tjetër trofe, duke mundur Cilic për të dytën herë në finalen e një grand slemi, pas atij të një vit më parë në Wimbledon.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test