Nadal para Federer në renditjen e përgjithshme

Tenis

Nadal para Federer në renditjen e përgjithshme

Më: 29 janar 2018 Në ora: 14:28
Rafael Nadal

Edhe pse Roger Federer fitoi dje grand slemin e Australian Open, ai nuk ka mundur të kalojë në renditje spanjollin Rafael Nadal, që mbron kreun me vetëm 155 pikë më shumë se zvicerani.

Dy tenistët janë të shkëputur ndjeshëm nga rivalët, duke nisur një garë të fortë mes tyre për kreun e renditjes botërore për meshkuj, që duket se do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit. Në cvendin e tretë ngjitet kroati Marin Cilic, finalisti i Australian Open, ndërkohë që bullgari Grigor Dimitrov e gjermani Alexander Zverev kompletojnë 5 më të mirët.

Te femrat, ashtu sikurse pritej, ka ardhur rokada në krye mes Caroline Woznicaki, fituese e Australian Open dhe tashmë numri 1 në botë. Ndërsa rumunia Simona Halep, finaliste në Melburn, tashmë ka zbritur në vendin e dytë. renditja e “top-5” tenisteve më të mira kompletohet me ukrainasen Elina Svitolina, spanjollen Garbine Muguruza dhe çeken Karolina Pliskova.

Wozniacki e Halep, respektivisht numrat 1 dhe 2 ne bote

Renditja e femrave – “Top 5”

1 – Caroline Wozniacki, 7,965 pikë

2 – Simona Halep,     7,715 pikë

3 – Elina Svitolina, 6,085 pikë

4 – Garbine Muguruza, 5,690 pikë

5 – Karolina Pliskova, 5,445 pikë

Renditja e meshkujne – “Top 5”

1 – Rafael Nadal, 9,760 pikë

2 – Roger Federer, 9,605 pikë

3 – Marin Cilic, 4,960 pikë

4 – Grigor Dimitrov, 4,630 pikë

5 – Alexander Zverev, 4,610 pikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat