Williams: Do të jem ndryshe fizikisht - Bota Sot
Williams: Do të jem ndryshe fizikisht

Tenis

E diel, 18 shkurt 2018

Williams: Do të jem ndryshe fizikisht

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 17:09
Serena Williams

Më datat 10-11 shkurt, do të luhen ndeshjet e raundit të parë të Fed Cup, turneu për kombëtare në sportin e tenisit për femra, ndeshje ku do të rikthehet në fushë pas më shumë se një viti tenistja amarikane Serena Williams. Ajo do të përfaqësojë vendin e saj së bashku me të motrën Venus, Coco Vandeweghe dhe Lauren Davis, përballje ku Amerika do të duelojë ndaj Holandës. Tenistja Serena Williams, ish-numri 1 në botë, ka deklaruar se mezi pret të rikthehet në fushë, ndërkohë që më 29 dhjetor, ajo zhvilloi një ndeshje “show” në Dubai ndaj Jelena Ostapenko, ku u mund 2-1, raporton telesport. “Mezi po pres të rikthehem në fushë, të zhvilloj një ndeshje zyrtare dhe të provoj sërish adrenalinën e përballjeve të tilla. Ky turne do të jetë një test i mirë për mua, për të parë ndryshimin krahasuar me ndeshjen e zhvilluar në dhjetor. Jam përgatitur mirë, kam punuar fort çdo ditë dhe besoj se do të jem ndryshe fizikisht nga përballja e fundit. Gradualisht do të rifitoj formën e dikurshme, për të ngjitur sërish shkallët e renditjes”, tha Serena Williams, që do të tentojë të fitojë në turnetë e parë Masters që zhvillohen në muajin mars në Indian Wells dhe Majemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test