Federer kualifikohet në finale të Rotterdam Open

Tenis

Federer kualifikohet në finale të Rotterdam Open

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 23:43
Roger Federer

Numri një i botës, Roger Federer është kualifikuar në finale të Rotterdam Open me fitoren e sotme kundër italianit, Andreas Seppi, raporton BBC. 

36 vjeçari, që është bërë tenisti më i moshuar në botë që ka arritur të bëhet numri një në botë, fitoi përballjen e sotme me rezultat 6-3 7-6 (7-3).

Në finale zvicerani do të përballet me tenistin nga Bullgaria, Grigor Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat