Williams: Kam rrezikuar jetën...

Tenis

Williams: Kam rrezikuar jetën...

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:38
Ilustrim

Dita më e bukur e jetës, ajo kur u bë nënë për herë të parë, mund të ishte edhe e fundit për tenisten amerikane Serena Williams. 5 muaj pas lindjes së vajzës së saj, tenistja amerikane ka rëfyer në një letër të gjatë të bërë publike sot se ka rrezikuar të ndërronte jetë gjatë sjelljes në jetë të fëmijës. Një përvojë dramatike, për të cilën Serena ka rrëfyer disa detaje. “Desh ndërrova jetë në momentin që solla në jetë vajzën time Olympia. Ndaj, e konsideroj veten me fat. Pata një shtatëzani të lehtë, por ditë pas lindjes kanë qenë të trazuara. Gjithçka nisi pas një ftohje në mushkëri”, thotë Williams.

“Duke e njohur historinë time mjekësore, jetoj gjithnjë në frikë. Ndaj, kur ndjeva se po më mungonte ajri, nuk prita asnjë sekondë dhe njoftova infermieren. Kjo situatë solli komplikime të tjera, ndaj e konsideroj veten me fat që mbijetova”, thotë ish-numri 1 në botë. Serena rrëfehet se ka kryer edhe një operacion tjetër, ku u evidentua problemi në mushkëri dhe më pas një të dytë për të sistemuar situatën. “”Kur u ktheva në shtëpi, pranë vajzës time, i kam kaluar javët e para pas lindjes në krevat, pushim absolut”, thotë tenistja, që bën një apel: “I kërkoj qeverisë, të çdo vendi, mjekëve në spitale private e shtetërore që të marrin masat për të shpëtuar jetën e njerëzve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat