Tjetër dështim për Djokovic, humbet që në start edhe në Majemi - Bota Sot
Tjetër dështim për Djokovic, humbet që në start edhe në Majemi

Tenis

E diel, 19 gusht 2018

Tjetër dështim për Djokovic, humbet që në start edhe në Majemi

Më: 24 mars 2018 Në ora: 00:58
Novak Djokovic

Vazhdon të humbas tenisti serb Novak Djokovic, që sot në mbrëmje u mund 2-0 (6-3, 6-4) nga francezi Benoit Paire, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të turneut Masters të Majemit. Kjo është humbja e dytë radhazi për sh-numrin 1 në botë që në ndeshjen e tij të parë, pasi edhe dy javë më parë u eliminua që në start në Masterin e Indian Wells. Ndonëse pritej një reagim nga Djokovic, kjo gjë nuk ndodhi, pasi serbi zhvilloi një ndeshje të dobët, duke mos rivalizuar ndaj francezit Paire në të dyja setet.

Takimi zgjati 1 orë e 10 minuta, por për asnjë moment Djokovic nuk arriti të tregojë një nivel të kënaqshëm, duke qenë gjithnjë në hije me lojën e tij edhe pse përballë nuk ishte një rival i fortë (nr.47 në botë). Serbi bëri shumë gabime në fushë, çka tregon se ka ende nevojë për kohë për të qenë ai kampioni i dikurshëm. Kështu, Novak Djokovic mbyll mjaft keq aventurën e tij në fushat me çement dhe tani do të nisë përgatitjet për fushat me dhè, me shpresën që të bëjë një paraqitje më të mirë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test