Tjetër rekord i Nadalit

Tenis

Tjetër rekord i Nadalit

Më: 11 maj 2018 Në ora: 10:50
Rafael Nadal

Me fitoren 2:0 ndaj Diego Schwartzman në turneun e Madridit, tenisti spanjoll Rafael Nadal vendosi një tjetër rekord, duke u bërë tenisti i parë që fiton 50 sete radhazi në fushat me dhè, pa pësuar asnjë humbje. Hera e fundit që ka humbur një ndeshje apo një set për Nadal daton 12 muaj më parë, në turneun e Romës, kur u mund 2:0 (6-4, 6-3) nga Dominic Thiem. Nga ajo kohë, 21 fitore radhazi, të gjitha 2-0 apo 3-0, duke fituar 50 sete radhazi (49 në fushë dhe një pas tërheqjes së rivalit).

Seria e seteve radhazi të fituara në fushat me dhè nisi në grand slemin e Roland Garros së vitit të kaluar, pasoi me me ndeshjet e Kupës Davis (po vjet) dhe më pas ka vijuar këtë vit, me turnetë e Montekarlos, Barcelonës dhe Madridit. Rafael Nadal ka thyer rekordin e 35 seteve radhazi të fituara në fushat me dhè nga Guillermo Coria (vitet 2003-2004), duke u bërë një legjendë e këtij sporti. Spanjolli konfirmon se në këtë sipërfaqe është një “mbret”, i pamposhtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat