Nadal: Federerin e pres sa më shpejt në fushë

Tenis

Nadal: Federerin e pres sa më shpejt në fushë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:47
Rafael Nadal e Roger Federer

Rafael Nadal e Roger Federer janë përballur katër herë mes tyre gjatë vitit 2017 dhe në të katërta rastet ka qenë tenisti zviceran ai që ka dalë fitues. Ndërsa këtë vit, dy tenistët më të mirë në botë ende nuk kanë dueluar mes tyre, ndërkohë që kanë luajtur në të njëjtin turne vetëm në Australian Open. “Mezi po e pres këtë sfidë, mundësisht në një finale, pasi jemi dy tenistët më të mirë në botë aktualisht në renditje. Unë shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt, pasi rivaliteti ynë ka qenë një e mirë për sportin e tenisit”, u shpreh Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat